Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim biznesmenin Julian Morina! Ndërtoi pa leje në Tiranë në një sipërfaqe prej 16 mijë metra katror

Tirane- Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq dosjen për biznesmenin Juljan Morina, i njohur si Lul Morina dhe shoqërinë e tij ‘Xheluks Construksion’/

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerëson se shtetasi Julian Morina duhet të përgjigjet para ligjit për ndërtimet e paligjshme të kryera nga shoqëria ‘Xheluks Construksion’ shpk dhe për tejkalim të lejes së ndërtimit me një sipërfaqe totale prej 15.974.88m2, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Lul Morina, ishte objekti i parë i veprimit të vendimit të qeverisë, për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje ndërmarrë dy vite më parë. Morinës iu sekuestrua më 8 Shtator 2022 pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. 

Prokuroria e Tiranës thotë se gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.

Më konkretisht, Prokuroria provoi se tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500m2. Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7-kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2. Subjekti tejkaloi lejen e ndërtimit edhe në godinat e tjera në këtë zonë, duke krijuar sipërfaqe shtesë në lartësi dhe volum me rreth 3065.8m2.

Edhe në Rrugën e Elbasanit ku 'Xheluks Construksion’ ka ndërtuar rezultoi se një pjesë e tyre kanë dalë jashtë lejes së miratuar. Në objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi’ 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesë ndërtimi prej 5866.88m2.

Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Morina është shfaqur edhe në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Lul Morina rezulton në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.

Në tetor 2023 ai u thirr në SPAK për të dhënë deklarime por kur doli nuk pranoi të jepte deklaratë. 

Ndërkohë në një investigim i INA në prill 2024 u zbulua se tri nga kompanitë e themeluara prej familjes Sandesara kanë të njëjtën adresë me njërën prej kompanive të Julian Morinës, që gjendet afër hotelit të tij.

Dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, të shpallur në kërkim nga India për ‘zhdukjen’ e 725 milionë dollarëve kishin ardhur në Shqipëri dhe u pajisën me nënshtetësi shqiptare duke investuar në Shqipëri

Njoftimi i Prokurorise 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin J.M. dhe Shoqërinë “Xheluks Construksion” shpk, për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.

Më konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500m2. Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7-kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2. Subjekti tejkaloi lejen e ndërtimit edhe në godinat e tjera në këtë zonë, duke krijuar sipërfaqe shtesë në lartësi dhe volum me rreth 3065.8m2.

Po kështu, prokuroria administroi ekspertimin teknik në lidhje me punimet e kryera po nga kjo shoqëri në Rr. Elbasanit, nga ku rezultoi se një pjesë e tyre kanë dalë jashtë lejes së miratuar. Në objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi’ 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesë ndërtimi prej 5866.88m2.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerëson se shtetasi Julian Morina duhet të përgjigjet para ligjit për ndërtimet e paligjshme të kryera nga shoqëria ‘Xheluks Construksion’ shpk dhe për tejkalim të lejes së ndërtimit me një sipërfaqe totale prej 15.974.88m2.

Hetimet provuan se janë konsumuar elementët e Veprës Penale të ‘Ndërtimit pa leje parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shoqëria ‘Xheluks Konstruksion’ dhe shtetasi Julian Morina

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/11/2024 00:19

    /Xheluks/,tingellon si produkt kozmetike!!

    Përgjigju
  • Geri: 16/11/2024 18:32

    Ky hajdut qe nuk ngopet kurre! E shkaterroj jugun I vodhi dhe I masakroj himarjotet. Ikim ne qe te rrine te paaftet si ky duke admiruar TORTUARET...

    Përgjigju
  • iliri: 16/11/2024 17:36

    po shtwti ku ishte kur ky ndertonte...pa leje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen se pastruan 11 mln euro, zbulohen 10 kompanitë e Gëzdarit dhe Markut!  Ofronin dhe shërbime konsulence ‘kundër rrezikut të mashtrimit’! (LISTA)

Akuzohen se pastruan 11 mln euro, zbulohen 10 kompanitë e Gëzdarit dhe Markut! Ofronin dhe shërbime konsulence ‘kundër rrezikut të mashtrimit’! (LISTA)