Sot iu sekuestrua pallati, lidhja e biznesmenit Lul Morina me dy indianët mashtrues! Investuan mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri

Sot iu sekuestrua pallati, lidhja e biznesmenit Lul Morina me dy indianët mashtrues! Investuan mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri

1662649862_NitinSandesaradheChetanSandesara.jpg

Biznesmeni Lul Morina, që iu sekuestrua pallati 9-katësh ditën e sotme te Liqeni i Thatë, ka pasur lidhje me dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, të shpallur në kërkim nga India për ‘zhdukjen’ e 725 milionë dollarëve. Dy vëllezërit indianë kishin ardhur në Shqipëri dhe u pajisën me nënshtetësi shqiptare duke investuar në Shqipëri.

Nitin Sandesaras ka pasur pikë kontakti me biznesmenin Lul Morrina të cilët kanë qenë partnerë sëbashku, madje edhe kanë investuar në ndërtimin e bizneseve të ndryshme. Më herët në media është shkruar se Lul Morina dhe Nitin Sandesaras mendohet se kanë shpenzuar mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri, duke përfshirë edhe një resort turistik në zonën më të vizituar të rivierës shqiptare. Në media është shkruar se Julian Morina e përfundoi ndërtimin e resortit ‘Morina Palace’ menjëherë pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sandesaras.

Nitin Sandesara, një biznesmen indian që ka pasaportën shqiptare, i akuzuar së bashku me të vëllanë për “zhdukjen” e 725 milionë dollarëve dhe është shpallur në kërkim nga India, rezulton në dokumentet e 'Pandora Papers' se ka mbledhur letra me vlerë dhe bono nga bankat nigeriane dhe i ka përdorur për të ngritur disa kompani në  Ishullin e Virgjër Britanik (BVI) për të zgjeruar biznesin e tij të naftës.

Nitin Sandesara dhe vëllai i tij Chetan Sandesara u largua nga Shqipëria në muajin mars, të vitit 2019 ndërsa kunati i tyre u arrestua. Dy vëllezërit indianë që patën marrë edhe shtetësinë shqiptare ishin persona të kërkuar për mashtrim reaguan përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka investuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit.

Lidhja dhe investimet  në Shqipëri

Dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara u arratisën nga India. Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

Indiani mashtrues

Madje në 6 shkurt të 2020, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit çdo individ i huaj kalohet në sitë nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.

Nitin Sandesara në shkurt të 2019-ës u prit zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në Facebook.

Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, siç tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar. Ndërtimi është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Nis aksioni kundër ndërtimeve pa leje, sekuestrohet pallati 9 kate i Lul Morinës! Balluku: Pronarit i japim 2 shanse, në të kundërt ia konfiskojmë (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë