-
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim biznesmenin Julian Morina! Ndërtoi pa leje në Tiranë në një sipërfaqe prej 16 mijë metra katror
Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq dosjen për Biznesmenin Juljan Morina, i njohur si Lul Morina dhe shoqërinë e tij ‘Xheluks Construksion’. Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.
16 Nëntor 2024, 10:31 -
VIDEO/ Biznesmeni Lul Morina thirret në SPAK, jep 30 minuta deklarime! S'pronocohet për mediat
Biznesmeni Juljan Morina, i njohur si Lul Morina, është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Biznesmeni është filmuar teksa futet në ambientet e SPAK, ndërsa ka qëndruar brenda për rreth 30 minuta.
9 Tetor 2023, 12:11 -
Nga Lul Morina te Llanaj, dosjet e ‘nxehta’ për pallate pa leje në Prokurorinë e Tiranës, Bojken Lako dhe Mimoza Ahmeti u ndëshkuan për riparim shtëpie
Si ligji penal nuk po vepron ndaj të oligarkëve dhe të fortëve për pallate dhe dhjetëra mijëra katrorë ndërtim pa leje, po dënohet vetëm artistë për disa dritare dhe rikonstruksion banesash
21 Nëntor 2022, 17:24 -
Politikë
Firmoset akti i parë/ 'Syri i Tiranës' i dhuron shtetit 4646 m2 shtesë pa leje! Rama: Do përdoret për interes publik
Është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’. Kompania e ndërtimit ‘Arlis’ ka vendosur që pas sekuestrimit nga Qeveria si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje, t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit.
29 Shtator 2022, 13:51 -
I sekuestruan pallatin 9 kate, për Lul Morinën kallëzim nga policia në maj 2021 për tejkalim të lejes! Prokuroria: Do të bashkohen hetimet
Dy procedime për ndërtim pa leje ndaj shtetasit Julian Morina (Lul Morina). Në maj 2021 policia e ka kallëzuar penalisht ne prokurori për tejkalim te lejes se ndërtimit dhënë në vitin 2019 nga Bashkia Tiranë. Këtë procedim prokuroria e Tiranës e ka ende të hapur dhe po vazhdon hetimet.
14 Shtator 2022, 11:33 -
I la babai 32 shtëpi, dyqane e troje, prokurori Arian Përmeti shpëtoi Lul Morinën për pallatin pa leje (që tani u sekuestrua), policia denoncoi biznesmenin
Prokurorët dhe gjyqtarët KÇK po shpëtojnë nga ndëshkimi ligjor oligarkët që kanë ndërtuar pallate dhe komplekse pa leje në Tiranë. Dosja e pallatit të Lul Morinës në duart e prokurorit me pasuri të pazakontë
10 Shtator 2022, 09:16 -
Kush është Lul Morina që iu sekuestrua pallati, ortakëria me 2 vëllezërit indianë që pastruan 1 miliard USD, lidhjet me HEC-et, futbollin, resortet deri tek jeta luksoze
Veprimtaria e biznesmenit Juljan (Lul) Morina që ndërtoi pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë, dyshime mbi bazën e nisjes së biznesit të ndërtimit në vitin 2010, lidhje me dy vëllezërit indianë të akuzuar për pastrimin e 1 miliardë USD.
8 Shtator 2022, 18:18 -
Sekuestrimi i pallatit 9 katësh pa leje të Morinës/ Rama: Hetim për inspektorët e policët që 'mbyllën sytë'! S’është personale me ndërtuesit, unë s’blihem me kate
Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që e kanë pyetur se “ku ishte shtetit” gjatë kohës që pallati 9 katësh i Julian Morinës u ndërtua në një nga zonat më të populluara në Tiranë, e më konkretisht te Liqeni i Thatë.
8 Shtator 2022, 17:57 -
Sociale
Nis aksioni kundër ndërtimeve pa leje, sekuestrohet pallati 9 kate i Lul Morinës! Balluku: Pronarit i japim 2 shanse, në të kundërt ia konfiskojmë (VIDEO)
Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Qeveria ka sekuestruar një pallat pa leje në zonën e Liqenit të Thatë në pronësi të biznesmenit Julian Morina. Investitori mund t’i shpëtojë nisjes së hetimit nëse e blen pronën me çmim tregu ose nëse ia dhuron shtetit, në të dyja rastet duke paguar edhe një gjobë. Në të kundërt subjekti i konfiskohet.
8 Shtator 2022, 15:13