Me datën 24.04.2023 ou arrestua në flagrancë shtetasi Andon Festim Danaj  i datelindjes 08.05.1973 lindur ne Vlorë dhe banuese ne lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi me datën 24.04.2023 në lagjen “Uji i Ftohtë”, në vendin e quajtur “Kalaja” po kryente një ndërtim në tokë shtet pa lejen e organëve kopetente.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/2 i Kodit Penal

Gjithashtu është sekuestruar nje mjet ekskavator ne lumin ‘Shushicë’ në fshatin Drashovicë  pasi po gërmonte ne lum duke marrë inerte në shtratin e lumit pa patur leje përkatëse.