Ard Mema është trajneri që ideoi Tiranën e këtij sezoni, që është shumë pranë titullit kampion pas 11 vitesh. Gjithsesi ai u largua në fund të tetorit, për t’i lënë vendin fillimisht Ahmataj dhe më pas Egbos. Në një intervistë për ‘Report Tv’, Mema tregon përse Tirana ka mundur të shkëputet 9 pikë nga ndjekësit 6 javë para fundit të kampionatit.
“Tirana këto 6 muaj ka bërë atë që nuk ka bërë asnjë ekip, duke fituar të gjitha ndeshjet dhe duke administruar lojën dhe rezultatet. Tiranës nuk i ka munguar pjesa e lojës, edhe statistikisht shpeshherë Tirana e kam thënë luan më mirë futboll se kundërshtarët.”
Mema thotë se në fillim të sezonit ndërtoi një ekip pa shumë shpenzime, ndërsa u jep meritë të gjithëve në klub.
“Shpeshherë thuhet se si mund të jem racional në përzgjedhjen e lojtarëve, që mos ta rëndoja dhe klubin te pjesa e findnaceve dhe gjithashtu të jem i suksesshëm. Normalisht kjo ka ndodh te Tirana dhe më bëhet shumë qefi sepse çdo gjë është bërë me shumë kujdes. E kam thënë shumë herë se nuk është Ardi njeriu i vetëm që ka bërë përzgjedhjet por I kemi bërë të gjithë bashkë. Me presidentin me Arbin, që është pjesë e klubit.”
Më tej ish-trajneri dhe futbollisti i Tiranës tregon se çfarë duhet të bëjnë bardheblutë për të siguruar titullin.
“Tifozët e Tiranës, klubi i Tiranës dhe të gjithë dashamirësit duhet të jenë me këmbë në tokë sepse ka tre ndeshje shumë të vështirë: Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani. Është pak herët për t’u gëzuar. Normalisht një ekip me këmbë në tokë duhet t’I bëjë mirë llogaritë sepse janë ndeshje të rëndësishme për Tiranën.”
Ard Mema i njeh mirë tifozët e Tiranës dhe ai siguron që pandemia nuk do t’i pengojë të festojnë titullin në rast se e fitojnë.
“Pjesa e pandemisë do të jetë një barrier që do thyhet, nuk diskutohet. Tifozët e Tiranës,,,mjafton që ekipi të shpallet kampion dhe çdo gjë do festohet dhe do gëzohet pafund.”
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19