TIRANE - Nje biznesmene dhe nje inxhinier ndertimi u arrestuan nga Policia e Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Nadire Qinami 58 vjeçe dhe Lefter Shembitraku 27 vjeç, u vunë në pranga pasi vijonin ndërtimin e tre kateve pa leje në pallatin që kishte lejen e ndërtimit vetëm për 7 kate, edhe pse më parë kërkesa për shtesë u ishte refuzuar.

Ata u arrestuan në flagrancë nga efektivët e Policisë së Tiranës gjatë ditës së djeshme, ndërsa pallati në fjalë ndodhet në rrugën "Frederik Shiroka" me subjekt ndërtues firmën "Brilant sh.p.k". 

Ndërtuesja Nadire Qinami ka qenë e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, atë të "Ndërtiit pa Leje"

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)