Ndeshja Angli-Suedi/ Ibrahimoviç dhe Beckham vënë bast për fitoren

Ndeshja Angli-Suedi/ Ibrahimoviç dhe Beckham vënë bast për fitoren

Zlatan Ibrahimoviç dhe David Beckham

Ish-futbollisti i kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimoviç, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka vënë një bast me ish-kapitenin e Anglisë, David Beckham.

Në rast se fiton Anglia, Ibra i ka premtuar britanikut se do t’i ofrojë një drekë kudo që ai të dëshirojë, por nëse fiton Suedia, ai do t’i blejë Zllatanit çfarëdo që ai dëshiron nga rrjeti i IKEA-s.

(Fotoja e publikuar nga Ibra)

Propozimi nuk është lënë pa përgjigje as nga ana e Beckham, i cili ka komentuar në të njëjtën foto.

Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj ty te IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxhelos. Por nëse Anglia fiton, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në stadiumin Uembli me një fanellë të Anglisë veshur. Madje në pushimin e ndeshjes do të hash ushqimin tradicional anglez, peshk dhe patate.

Shkruan David Beckham në postimin e Ibra-s

Ndeshja mes Suedisë dhe Anglisë e vleshme për kualifikimin në gjysmëfinale do të luhet ditën e sotme në orën 16:00 në Samara të Rusisë.

(Basti i Beckham)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës