Ndeshja e 'FA Cup' mund të kishte
përfunduar në fatalitet /FOTO

Ndeshja e 'FA Cup' mund të kishte<br />përfunduar në fatalitet /FOTO<br>
Në një nga ndeshjet e sotme e vlefshme për FA Cup, një prej lojtarëve ka pësuar një dëmtim që mund të kishte përfunduar në fatalitet.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Peterborohut dhe Leisterit, ku mesfushori vendas, Dani Loid, ka përplasur keq qafën me portën e kundërshtarit në tentativë për të shënuar gol, shkruan The Sun.

Në fotot e sjella nga 'The Sun' shihet lojtari i cili është përplasur me shtyllën, por fatmirësisht pas marrjes së ndihmës nga mjekët e skuadrës, ai u rikthye dhe vazhdoi sërish ndeshjen normalisht.

Për disa minuta loja u ndërpre, deri sa lojtari u ngrit për të marrë mjekim më të specializuar jashtë fushës dhe më pas u rikthye sërish. 

[gallery]25422[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike