ARGJENTINË - Të dielën në mbrëmje në "Bombonera" të Buenos Aires, legjenda e futbollit argjentinas, Juan Roman Riquelme zhvilloi ndeshjen e lamtumirës me fanellën e Boca Juniors, kundër 11 lojtarëve ose ish-ëve të kombëtares.
Në këtë duel prezent ishte edhe Lionel Messi, ylli i Inter Miami që nuk i tha "jo" idhullit të tij në ndeshjen që mbushi plot stadiumin. "Pleshti" sërish u tregua protagonist, duke shënuar gol pasi shmangu portierin.
Dashuria e tifozëve në Argjentinë është e madhe për Messin, me këtë të fundit që pa mijëra tifozë në shkallët e stadiumit t'i përkuleshin sulmuesit në momentin e zëvendësimit.
Duke folur pas ndeshjes, Riquelme mori një minutë për të falënderuar Messin për pranimin e ftesës dhe i kërkoi falje familjes së tij pasi iu desh të prisnin edhe disa ditë përpara se të fillonin pushimet.
"Messi dhe Maradona janë dy lojtarët më të mëdhenj që kam parë gjatë gjithë jetës sime. Është e mrekullueshme që e kam këtu. I kërkoj falje familjes suaj Leo që kishe pushime dhe qëndrove disa ditë të tjera, jam shumë mirënjohës që gjithmonë më thua po dhe për të gjitha jam me fat që të kam këtu, është e paharrueshme, shpresoj të kalosh bukur. Të dua shumë", tha ish-legjenda argjentinase.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.8%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ 85 mijë tifozë e pritën prej orësh në stadium, Lionel Messi u shfaq për disa minuta në Indi! Mbështetësit futen në fushë dhe shkaktojnë rrëmujë
13 Dhjetor, 09:54
-
Lionel Messi nis turneun 'GOAT' në Indi, do zbulojë shtatoren e vetes 22 metra të lartë në Kalkuta (VIDEO)
12 Dhjetor, 10:39
-
VIDEO/ Lionel Messi 'mbreti' i futbollit, Inter Miami mposht 3-1 Vancouver dhe fiton për herë të parë titullin në SHBA
7 Dhjetor, 12:50
-
VIDEO/ 'Nuk kërkohet test ADN-je', djali i vogël i Lionel Messit shënon gol spektakolar nga goditja e dënimit
22 Nëntor, 10:18
-
VIDEO/ Lionel Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së SHBA
9 Nëntor, 11:54
-
Haaland: A jam si Messi dhe Ronaldo? Jo, askush nuk është si ata
5 Nëntor, 15:33
-
Lionel Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S'e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
30 Tetor, 14:44
-
VIDEO/ Rinovoi 'përjetësisht' me Inter Miamin, Lionel Messi shënon dy gola në play-off e MLS
25 Tetor, 10:43
-
Zyrtare/ Në moshën 38-vjeçare, Lionel Messi firmos kontratën që e mban te Inter Miami deri në vitin 2028
24 Tetor, 12:01
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Ronaldos, tre gola dhe një asist për argjentinasin me Inter Miamin
19 Tetor, 13:31
-
Lionel Messi krijon trofeun e tij, mësohen tetë klubet pjesëmarrëse! Turneu zhvillohet në SHBA
16 Tetor, 12:48
-
Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës
15 Tetor, 14:30