Ndeshja e parë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të jetë kundër Norvegjisë. Këtë herë trajneri Christian Panucci  do të ketë mundësi të shohi ekipin e tij në fushën e gjelbër përpara startimittë ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020”.

Pas triumfit në Antalia ndaj Turqisë, ndeshja kundër Norvegjisë pritet të jetë një test real për forcën e kombëtares.

Ashtu siç njofton edhe Federata Shqiptare e Futbollit është arritur një marrëveshje me federatën norvegjeze dhe ndeshja do të zhvillohet më 26 mars, ku Shqipëria do të pres në “Elbasan Arena” norvegjezët.

Orari i ndeshjesh pritet të përcaktohet në ditët në vijim. Ndërkohë përballjet në fushën e gjelbër mes Shqipërisë dhe Norvegjisë e kanë fillesën që në vitin 1998, ku kuqezinjtë kanë barazuar në Oslo me rezultatin 2 me 2, në një ndeshje të vlefshme për “Euro 2000”.

Bilanci nuk flet për epërsi të asnjërit prej ekipeve pasi në katër takimet e luajtura, secila nga skuadrat numëron nga 1 fitore dhe dy ndeshje të tjera kanë përfunduar me barazim. Ndërkaq, në fund të janarit, Shqipëria do të njohë edhe kundërshtarët e saj në grup për eventin e ri që nis në shtator, UEFA Nations League.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com