Leicester City ka luajtur mbrëmjen e sotme kundër Liverpool, ku në “King Power Stadium”, “Dhelprat” arritën të merrnin fitoren e gjashtë të sezonit, fitore e cila shënon edhe ndeshjen e parë pa trajnerin italian, Claudio Ranieri.
Do të ishte Jamie Vardy, ai që do të shënonte i pari, ndërkohë që vetëm pas shënimit të golit të dytë nga Drinkwater, skuadra do të rifitonte sigurinë dhe do të merrte kontrollin e lojës.
Ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me “Dhelprat” në një avantazh me 2 gola, në pjesën e dytë do të ishte sërish Vardy ai që do të realizonte me kokë golin e tretë, duke siguruar kështu edhe tre pikë shumë të vlefshme për skuadrën.
Nga ana tjetër, reagimi i “The Reds”, erdhi shumë vonë, duke patur mundësi që të shënonin vetëm një golë, i cili mban firmën e Coutinoh.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com