Andi Lila, kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë e cila organizon ndeshjet për bamirësi, ka zbuluar emrat e ish-lojtarëve të Greqisë, Italisë dhe Turqisë, që do të marrin pjesë ditën e premte në ‘Air Abania’.
Të katër këto ekipe, përfshirë edhe Golden Team Albania, do të zhvillojnë tre ndeshje nga gjysmë ore, dy gjyëmfinale dhe finale. Synimi i këtij evenimenti që nis në orën 18:00 është ndihma për të prekurit nga terëmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima në vendin tonë. Të ardhurat e biletave do të shkojnë për këtë qëllim dhe asnjë nuk do të mund të futen në stadium pa paguar shumën simbolike prej 500 lekësh, përfshirë edhe gazetarët.
Biletat për këtë ndeshje do të jenë 500 dhe 1000 lekë. Nga 500 do të jenë dy tribunat anësore, ndërsa 1000 tribuna qendrore ose 'Panajot Pano'. Biletat do të mund të sigurohen në tre pika: Te dyqani FSHF-s në rrugë të Elbasanit, te Galeria ETC, kati i dytë dhe te stadiumi Selman Stërmasi.