Ndeshja Itali-Shqipëri, arbëreshët
mbështesin kombëtaren kuq e zi

Ndeshja Itali-Shqipëri, arbëreshët<br />mbështesin kombëtaren kuq e zi
Në ndeshjet që kombëtarja shqiptare do luajë në Palermo përballë italianëve në kuadër të eleminatoreve të botërorit, veç emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, kuq e zinjtë do kenë edhe mbështetjen e arbëreshëve.
 
Këta të fundit në Siçili janë një komunitet i rëndësishëm, që mesa duket nuk i kanë harruar rrënjët e të parëve.
 
Rai Sport ndërkohë ka realizuar një reportazh lidhur me këtë temë, teksa vizituan një qytezë Arberëreshe.
 
Shumë banorë të zonës kishin dilemë, ndërkohë për disa të tjerë zgjidhja ishte një dhe e vetmja, kuq e zinjtë e De Biazit.
 
"Unë e kam të ndarë zemrën mes Shqipërisë dhe Italisë",
-pohon një vajzë e vogël.
 
Ndërsa disa të moshuar shprehen se “Andej kemi origjinën. Jemi shqiptarë dhe do të mbështesim Shqipërinë”
 
“Unë do t’u bashkohem tifozëve të Shqipërisë, quhen Tifozët Kuq e zi”,-thotë një i ri, që veshur mban bluzën me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë