FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit për ndeshjen e luajtur kundër katër herë kampionëve të botës, Italisë, më 9 tetor në Shkodër. 

Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ndëshkoi me 5 mijë franga zvicerane FSHF-në për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, të cilët ndezë flakadanë në “Loro Boriçi”, gjatë ndeshjes për kualifikueset e Kupës së Botës, "Rusi 2018". 

Në total në këtë sezon të kualifikueseve të Botërorit janë dhënë 250 mijë franga për problemet e krijuara nga tifozeria apo probleme të tjera.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com