Ndeshja me Partizanin, Edlir Tetova: Terreni e bën të vështirë, Egnatia kërkon tri pikët në kryeqytet

Ndeshja me Partizanin, Edlir Tetova: Terreni e bën të vështirë, Egnatia kërkon tri pikët në kryeqytet

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Partizani dhe Egnatia përballen të enjten në orën 17:00 në "Arenën e Demave" në kryeqytet, me sfidën që vlen për raundin e 16-të në Superligë. Kampionët në fuqi udhëtojnë për në Tiranë dhe përballë kanë kryesuesit e këtij sezoni, Partizanin, që në shtëpinë e vet e kanë fushën me bar sintetik.

Këtë e ka vendosur theksin edhe Edlir Tetova, me trajnerin e Egnatias që për mediet ka thënë se të tijtë kërkojnë tri pikë.

"Përgatitjet dhe ndryshimet - Kemi kaluar një javë shumë të mirë. Vijmë pas dy fitoreve si në Ballsh dhe me Elbasanin. Skuadra gëzon një formë të mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Duke filluar që nga ndeshja me Elbasanin, kishim tri mungesa. Ishte njëfarë rotacioni, përtej kartonëve dhe gjendjes jo të mirë të Xhemajlit. Ato janë kthyer dhe besoj se formacioni është i plotë. Do shikojmë me kujdes gjendjen e Malotës, që doli i dëmtuar nga ndeshja e fundit.

Dëmtimet - Nuk ka pezullime. Është vetëm pjesa e Malotës që do e shohim sot dhe do të vendosim.

Partizani - Është një fushë e vështirë sepse terreni është sintetik. Këto fusha tashmë nuk kanë tabu sepse me këto terrene po stërvitemi.

Përballje direkte - Do të jetë ndeshje e bukur, luan vendi i parë me të dytë. Sigurisht që janë dy pikë, do mundohemi për revansh. Do shikojmë që të kemi një ndeshje të kujdesshme.

Diferenca - Grupi do ta bëjë diferencën, ai që do gabojë më pak besoj do të dalë nga fusha e lojës me kokën lart. Jemi shumë shpejt për parashikime, akoma nuk jemi në gjysmën e kampionatit. Mendoj se janë ato skuadra drejt katërshes ë kanë marrë rrugën, megjithatë asgjë nuk është e vulosur. Ka dhe skuadra të tjera që do të rivalizojnë, kështu do të presim fundin.

Merkato - Me skuadrën kundërshtare nuk jam marrë, informacionin e kam shumë të pakët. Te skuadra ime grupi po hyn në rrjedhën e lojës sime. Mendoj se nuk do të ketë largime, për faktin se lojtarët janë në kontratë, megjithatë do të presim janarin për të dhënë një formacion më të saktë.

“Hakmarrje” ndaj Partizanit - Është nëntë ndeshje larg, është ndeshje e kaluar. Tani ekipi ka tjetër fytyrë, megjithatë do të kërkojmë maksimumin nesër.

Inferior në ndeshjet direkte me Partizanin - Inferior jo, të mobilizuar ndoshta më shumë. Ky do të jetë fokusi ndoshta kryesor", tha Tetova.

Pas 15 ndeshjeve të luajtura Partizani me 28 pikë është në krye të renditjes, ndjekur nga Egnatia me tre pikë më pak. Në rast të një suksesi të plotë në kryeqytet, Egnatia do merrte kreun.

Superliga, raundi 16-të:

E mërkurë, 4 dhjetor 2024

16:30 Teuta - Laçi

16:30 AF Elbasani - Bylis

19:30 Vllaznia - Dinamo

E enjte, 5 dhjetor 2024 - 17:00

Skënderbeu - Tirana

Partizani - Egnatia

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5