Ndeshja me Spanjën, Policia:
Tifoza! Ja ku ndalohet parkimi

Ndeshja me Spanjën, Policia:<br />Tifoza! Ja ku ndalohet parkimi
Një ditë përpara ndeshjes Shqipëri-Spanjë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, që do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, policia ka publikuar dhe planin e masave që do të merren për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.

Policia bën më dije se në këtë kuadër do të ketë ndalim qarkullimi dhe bllokim të disa rrugëve në qytetin e Shkodrës.

Policia e Shkodrës ka publikuar masat e marra për mbarëvajtjen e ndeshjes që do të luhet mes Shqipërisë dhe Spanjës, nesër në stadiumin ‘Loro Boriçi”.
 
Sipas policisë, do të merren disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.
 
Të gjithë sportdashësit duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi dhe mos marrjen e pajisjeve të ndaluara.
 
Ja rrugët që do të bllokohen dhe ku do të ketë kufizim qarkullimi

1.Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.

2.Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

3.Nga ora 08:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

• Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, dt.09.10.2016 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.
• Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. Bajram Curri deri te Rr.Ibrahim Rugova.
• Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

Parkimi
4.Në aksin bulevardi “Zogu i Parë" (ose sheshi Parrucë deri tek "Ish 5-Heronjtë", duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

5.Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

6.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

7.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

8.Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

o "Xhabije - Parrucë"
o "Sheshi 2 Prilli - Parrucë"
o "Kryqëzimi i ish degës - Ish 5-Heronjtë"
o "Kryqëzimi i Rusit - Ish 5-Heronjtë"

Sendet qe ndalohen
Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00. 

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Tregtaret e banoret, kujdes!
Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit Shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

F.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë