Ndeshja me Vllazninë, trajneri Dobi: Kukësit i duhet patjetër fitorja

Ndeshja me Vllazninë, trajneri Dobi: Kukësit i duhet patjetër fitorja

Enkeleid Dobi

Kukësi luan nesër në shtëpi me Vllazninë, për javën e 11 në Superligë. Në 13:00 në "Kukës Arena", vendasit kërkojnë rikthimin te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Para mediave, në konferencën për shtyp trajneri Enkeleid Dobi thekson se kërkohen patjetër tri pikët te verilindorët, për t'u rikthyer te loja e mirë dhe rezultatet.

"Ndeshja me Vllazninë? Na duhet patjetër fitorja, kaq. Ky është një obligim për ne për dy ndeshjet e fundit. Për të gjithë përmbledhjen, ambiciet e FK Kukësit na duhet të kthehemi te ato shinat që ishim pak më para se ndeshja me Egnatian. Të bëjmë një lojë solide por mbi të gjitha të krijojmë volum, dinamikë dhe mbi të gjitha 3 pikë. Rezultati tani është ai që mund të na kthejë te rruga e duhur. Kjo është, nuk do flas gjëra të bukura të mençura. Më e mençura është 3 pikët dhe kaq. Se si, duhet ta gjejmë nga thellësia e jo vetëm nga zemra që themi por edhe nga mushkëria e melçia e ku di unë deri te veshkat. Të japim maksimumin edhe ndoshta pak më shumë se maksimumin që t'ia dalim prapë", tha fillimisht 48 vjeçari.

Dobi më pas foli për anën psikologjike të ekipit, duke theksuar se secili duhet të japë më shumë se maksimumi i mundshëm për t'u rikthyer te suksesi. Trajneri nuk veçon lojtarë, duke u fokusuar te loja e grupit.

"Fryma e ekipit? Normale që edhe koha nuk është shumë e gjatë, ndeshja na kushtoi  nga ana psikologjike, na kushtoi nga ana morale, nga ana fizike dhe luajtëm 10 me 11 mbi më shumë se 30 minuta. Ndonjëherë ana psikologjike dhe morale kushton më shumë se ana fizike, por duhet të reagojmë edhe ne si staf por edhe lojtarët. Të kemi pak freski , kemi një skuadër, një grup lojtarësh që secili pret atë shansin e vet dhe gjithmonë sikur kam thënë secili do e ketë shansin. Mënyra është se si do e shfrytezojnë dhe do e vëne në punë për te mirën e ekipit. Une e kam thënë edhe në fillim se këtu nuk ka yje. Ylli më i madh është FK Kukësi, çdo njeri duhet të punojë për Kukësin. Futbolli është lojë kolektive, jo lojë individuale. Gjithë talentin, gjithë mundësinë ta vëmë në funksion të grupit dhe të bëjmë ato lëvzijet e duhura e shpresojmë që kjo ndeshje të dalë me rezultat për ne", tha Dobi.

Me 11 pikë pas dhjetë javësh, Kukësi mban vendin e tetë në Superligë, me pikë të njëjta sa Laçi që renditet një vend më poshtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë