Ndeshja Partizani -Vllaznia, polica:
Ja cilat akse rrugore do të bllokohen 

Ndeshja Partizani -Vllaznia, polica:<br />Ja cilat akse rrugore do të bllokohen 
Policia e Tiranës ka bërë me dije masat që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani - Vllaznia, që do të luhet nesër orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi".
 
Kjo ndeshje është e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra si më poshtë:

-Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta.
 
Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët, rruga "Emin Duraku", rruga "Gjin Bue Shpata" dhe rruga përball stadiumit "Selman Stërmasi".
 
Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi "Selman Stërmasi", do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundëshme.
 
Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit.
 
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar 261 forca policie dhe 5 grupe FNSH -je.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos