Nën një atmosferë festive të rinjtë e Tiranës janë duke pritur fillimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në Beograd pa praninë e tifozëve miq. Tifozat kuqezi janë duke derdhur si një lum në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në drejtim të sheshit "Nëne Tereza" ku është impostuar një monitor i madh nga të rinjtë e FRESH dhe Digitalb dhe muzikë. Atmosfera festive është shtrirë në të gjithë rrugët e Tiranës, ku sipërmarrës të ndryshëm kanë krijuar mjedise të përshtatshme për të shijuar ndeshjen e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë.


Takimi i mbrëmjes nuk është vetëm një ndeshje futbolli për kombëtaren tonë, por një betejë drejt historisë, kualifikimit në europianin "France 2016".


Rrugëtimi i djemve të De Biazit ka nisur mjaft mirë me një fitore në gadishullin Iberik përballë Portugalisë, pretendentes kryesore në grup. Ndërsa pati një ngecje të lehtë në përballjen e "Elbasan Arena", ku kuqezinjtë barazuan 1-1 me Danimarkën. Grupi I, ku bën pjesë dhe vendi ynë, kryesohet nga Shqiperia  dhe Danimarka me nga 4 pikë. Serbia dhe Armenia janë me nga 1 pike e në fund është Portugalia me 0 pikë. Skuadra e Cristiano Ronaldos sot luan në transfertë përballë Danimarkës. Ndeshja e madhe dhe historike tashmë është në prag të fillimit të saj. UEFA ka publikuar dhe formacionet me të cilat do të zbresin skuadrat në fushë. 


Serbia: Stojkovic, Nastasic, Ivanovic, Kolarov, Mitrovic, Tosic, Gudelj, Matic, Tadis, Lazovic, Djurcic Në stol: Brkic, Rajkovic, Makjsimovic, Tosic, Tomovic, Petrovicx,Jojic, Ignjovski, Markovic, Kuzmanovic, Djordjevic, Mitrovic Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Agolli, Mavraj, Lenjani, Cana, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Balaj Në stol: Shehi, Hoxha, Çurri, Shala, Cila, Meha, Kaçe, Kapllani, Rama, Cikalleshi, Salihi, Vajushi. 

ATSH