TIRANE - Biletaria e stadiumit “ Qemal Stafa” është një nga pikat ku tifozët mund të tërheqin biletat për ndeshjen Shqipëri – Danimarkë, e cila do të luhet në stadiumin e ri Elbasan Arena. Pavarësisht se ishte lajmëruar që shitja e tyre do të niste sot, biletaria pranë këtij stadiumi nuk është hapur, ndërsa tifozet presin në radhë që në orët e para të mëngjesit.
Tifozët shprehen të zhgënjyer për këtë situatë, pasi interesi i tyre për të parë nga afër ndeshjen Shqipëri- Danimarkë është tepër i lartë.
“Kemi që në 7 të mëngjesit duke pritur, s’na ka ardhur asnjë lajm që do vijnë bileta apo jo, vetëm po rrimë të presim këtu.”- shprehet një tifoz.
“Unë një orë kam që pres por që shokët e mi kanë më shumë. Kshu i largon tifozët, nuk i afron që të mbështesin kombëtaren, s’mund të jetë normale.”- tha një tjetër tifoz
“Që në orën 8 e deri tani s’ka ardhur asnjë biletë. Kemi 5 orë këtu, s’është normale kjo.”
Ndeshja ndërkombëtare Shqipëri – Danimarkë e cila do të luhet më 11 tetor në orën 20.45 është ndeshja e parë që do të mbahet në stadiumin e ri Elbasan Arena, i cili do të inaugurohet sot ne orën 18.30 me ndeshjen miqësore të Kombëtares dhe ekipit U-19 të Elbasanit.
E njëjta situatë është edhe në qytetin e Elbasanit ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Danimarkë.
“Që në orën 4 kemi ardhur për biletat edhe nuk ka asnjë biletë, rrimë aty shtypemi dhe vritemi, në vënd që të jepen në Elbasan biletat jepen në Tiranë.”- shprehet një tifoz nga qyteti i Elbasanit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO