Pas humbjes 0-2 me iberikët, tifozët kuqezi që vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë nisur të largohen menjëherë nga qyteti i Shkodrës dhe kjo ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e automjeteve dhe një trafik të rënduar.
Policia për lehtësimin e qarkullimit bllokoi plotësisht hyrjen për në qytet, duke bërë që të jenë 4 korsi në dalje.
Por pavarësisht masave të marra, shmangia e trafikut ishte e pamundur. Ashtu siç shihet edhe në pamje, në dalje të qytetit janë krijuar radhë të gjata të automjeteve.
“Kam treçerek ore që pres këtu, Nuk është normale po çfarë të bëjmë” tha një tifoz. Një tjetër u shpreh se ‘Nuk është normale që të presim në këtë trafik. Duhej të ishin marrë masa”. Teksa një tjetër theksoi se, “E njëjta situatë saherë që ka ndeshje. Nuk është e drejtë”
Edhe ekipi mik i Spanjës është bllokuar për disa minuta në trafik.
Një situatë e tillë në qytetin e Shkodrës përsëritet sa herë që në “Loro Boroçi” zhvillohen ndeshje ndërkombëtare, ndërsa tifozëve u duhet të presin për orë të tëra për të dalë nga metropoli verior.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO