TIRANE, 8 Janar/ATSH/-Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dalë sot me një njoftim rreth incidentit në sfidën Serbi-Shqipëri duke njoftuar se ka pranuar ankesën e palës shqiptare dhe asaj serbe, pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s që Serbisë t'i takojë fitorja 3:0.
"Në ankesën e bërë në CAS, Federata e Futbollit e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë kërkojnë anulimin e vendimeve të UEFA-s ose të iu zbuten dënimet e imponuara.
Të dy procedurat janë hapur dhe do të kryhen në përputhje me kodin për arbitrazh sportiv", thuhet në njoftimin e CAS. /a.g/












