Ndeshja Shqipëri-Itali sot në stadiumin 'Air Albania', ja rrugët që do të bllokohen nga ora 18:00
Dy sulmuesit Armando Broja dhe Federico Chiesa
Shqipëria dhe Italia do të kenë ndeshje miqësore mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’. Për këtë, policia e Tiranës ka hartuar një plan masash ku përfshihet bllokimi i akseve rrugore gjatë kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.
Rrugët që do të bllokohen janë: rruga “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit; rruga “Dervish Hima”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Sheshi "Nënë Tereza" nuk do të ketë bllokime të lëvizjes. Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.
Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium, persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, të pashoqëruar nga prindi apo kujdestari. Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët, që në aktivitete të mëparshme sportive, janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.5%
-
Jo
67.6%
-
Nuk kam mendim
7.9%
Vota total: 3435
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 33-vjeçari, do ekstradohet në Itali! Prangoset edhe një 59 vjeçar në Elbasan, i dënuar 7 vite e 5 muaj
5 Shkurt, 12:47
-
VIDEO/ Rama prezanton 'makinat spiune': Evidenton mangësitë e dokumentacionit të mjetit dhe rastet e informalitetit në transport mallrash apo udhëtarësh
2 Shkurt, 15:17
-
Shërbenin si 'sytë e krimit', grupet kriminale nisin vetë çmontimin e kamerave! Saimir Taullau nën hetim, vëzhgonte lëvizjet në Lushnjë
29 Janar, 15:27
-
Operacioni 'Golden Bullet', konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Pogradec dhe Elbasan; 4 banesa, 1 biznes dhe 4710 m2 tokë, i kalojnë shtetit
27 Janar, 12:46
-
Rrumbullaku vizitë pune në Itali: Bashkëpunim policor dypalësh në luftën kundër të kërcënimeve kriminale që prekin të dyja vendet
24 Janar, 08:54
-
Vdekja e Lear Kurtit nga mbidoza pas arrestimit, Raporti i Avokatit të Popullit: Policia mund të parandalonte ngjarjen! Ja rekomandimet
17 Janar, 17:03
-
Tërmeti/ Vlerësohen dëmet ne 4 banesa në Zall-Bastar! Veliaj: Së shpejti miratohen ndihma për riparimin e dëmeve
17 Janar, 16:51
-
Ka në të gjithë vendin? Pas largimit në Shkodër, policia ‘në këmbë’ për të zbuluar ‘kamerat spiune të krimit’! Rrumbullaku urdhër të gjitha drejtorive
16 Janar, 15:31
-
Skënder Doda, një jetë në polici, sot falënderon Zotin: Isha me fat, nuk m’u vra asnjë efektiv, nuk vrava askënd! Trazirat e ‘97-s sfida më e madhe
15 Janar, 19:26
-
Bonusi 10 mijë lekë për Policinë e Shtetit nga 'Pakoja e Madhe', efektivja: Lehtësim dhe vlerësim për lodhjen e sakrificën! Kemi besim se situata do kapërcehet më shpejt
14 Janar, 12:07
-
Karburanti kontrabandë nga Libia, 13 të arrestuar, 3 shqiptarë! Pronari, kapiteni dhe 2 marinarët e anijes u kapën me 62 mijë litra naftë në Durrës
14 Janar, 10:46
-
Rrumbullaku nderon Dëshmorët e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës
13 Janar, 16:07