Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare", ndërsa tifozët kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës.
Të intervistuar nga gazetari i Report Tv, Tv Ernest Koçi ata shprehen entuziastë për fitoren e Shqipërisë.
'Broja e bënë një gol. Unë kam qenë edhe në disa ndeshje më parë ku ka lujtuar Shqipëria’, tha një tifozë.
![]()
'Ka një atmosferë të madhe këtu. Daku dhe Broja do shënojnë gola, atmosfera është e mirë dhe do të ndikojë tek lojtarët për pozitivet’, tha një tjetër.
‘Forca Shqipëria. Fitore për Shqipërinë sot, unë vijë nga Kosova, atmosfera është shumë e bukur. Mendoj se do të dal 2 me 1’, tha tifozja nga Kosova.
Lajmi kryesor:
Shqipëri-Serbi/ 6 orë festë në Tiranë, ‘vullkani’ kuqezi 'ndez' kryeqytetin me këngë dhe valle popullore (VIDEO)








