Ndeshja testuese e Arenës Kombëtare falas për publikun, me Andorën luhet në Elbasan Arena

Ndeshja testuese e Arenës Kombëtare falas për publikun, me Andorën luhet në Elbasan Arena

Kushdo që ka kuriozitet për stadiumin Arena Kombëtare do të ketë mundësinë të ndjekë falas ndeshjen testuese të impiantit më 3 nëntor. Bëhet fjalë për sfidën e kampionatit të femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë që shorti e përcaktoi më 10 tetor.

Rregullat e UEFA-s thonë se para ndeshjes zyrtare është e detyruar të kryhet një takim testues dhe federata ka menduar ti japë mundësinë publikut të gjerë për të parë impiantin e ri në kryeqytet.

Burime të Report TV në FSHF thanë gjithashtu që ndeshja e 14 nëntorit e kombëtares shqiptare për eliminatoret e Europianit kundër Andorës do të luhet në Elbasan Arena, për t’I lënë ekskluzivitetin i inaugurimit sfidës me Francën, e cila është e programuar më 17 nëntor.

Për të dy ndeshjet biletat dhe çmimet e tyre sipas federatës do të bëhen me dije javën e ardhshme. Deri më tani është njoftuar se për sfidën me Francën ka një interes të madh për bileta.

Ndërkohë ashtu si report tv ka bërë me dije edhe më herët në cerominë inauguruese përveç fjalimeve të rastit nga përfaqësues të politikës dhe federatës  do të perfermojë edhe një këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'