/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ndeshja e parë e fazës së tretë për bardheblutë e kryeqytetit, që do të kenë përballë Apoloninë do të luhet në orën 14:00 të ditës së shtunë por nuk do të luhet në Tiranë, siç ishte parashikuar, por në Durrës në "Niko Dovana".

Ky vendim vjen, pasi të dyja impiantet e kryeqytetit janë në rikonstruksion, çka ka detyruar bardheblutë të gjejnë një sistem tjetër dhe duke parë marrdhëniet e mira mes Tiranës dhe Teutës së Durrësit, drejtuesit e klubit 24-herë kampion të Shqipërisë kanë vendosur që ndeshjet programuara për t'u luajtur në "shtëpi" të luhen në Durrës.
Kalendari aktualisht sheh Tiranën me dy ndeshje radhazi si pritëse, duke favorizuar në njëfarë mënyre partizanin.