Drejtoria e policisë së Elbasanit ka hartuar një plan masash për të parandaluar veprimet josportive që mund të ndodhin në fushën e lojës mes ekipit të Partizanit dhe atij të Tiranës këtë të dielë.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00 dhe sipas policisë nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit ndërkohë që nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 300 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja.
Policia saktëson se të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), fishekzjarre, monedha apo metale (të çfarëdolloji) dhe çelësa të ndryshëm pasi në të kundert nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, policia thekson se duhet të marrin masa që të jenë të mbyllura.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com