Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1.

FSHF njofton se biletat për ndeshjen Shqipëri – Finlandë kanë dalë në shitje, ndërsa janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Sfida e 12 nëntorit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në garën për vendin e parë në grup.

Biletat do të shiten vetëm online dhe jo më edhe fizikisht si në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Duhet saktësuar gjithashtu se çmimet nisin nga 500 lekë në tribunat këndore si E109, S101 dhe të tjera, ndërsa vijojnë deri në 30.000 lekë në tribunën vip.