Stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër është ndërtuar sipas standardeve europiane me të gjithë parametrat bashkëkohorë. Por kjo sic duket nuk ka ndikuar në shmangien e ngjarjeve që janë të zakonshme në Shqipëri si shkëputja e energjisë elektrike.
Kur duheshin edhe 3 minuta për të mbyllur kohën e rregullt të ndeshjes Vllaznia-Kukësi, është ndërprerë energjia elektrike.
Ndeshja është ndërprerë për të pakten 5 minuta, për të rifilluar pas rikthimit të energjisë elektrike.
Ndërprerja e energjisë nuk është pritur mirë nga tifozët që po ndiqnin ndeshjen në stadium.
Ndeshja u mbyll në barazim pa gola.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com