Superliga shqiptare e futbollit nisi sot javën e dytë. Me fillim nga 16:00 në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni dhe Vllaznia barazuan 2-2 në një ndeshje të çmendur që prodhoi gjithçka në fushë. Nga VAR, te penalltia, kartonat e deri te përmbysja momentale e shijakasve. Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, me Balaj që ishte hero te miqtë nga Shkodra me dopietë.
Përballja në ‘Arena Egnatia’ u zhbllokua pas vetëm shtatë minutave lojë. Ishte Balaj që nga jashtë zone kalibroi të djathtën dhe realizoi nga goditja e dënimit, për avantazhin e Vllaznisë. Erzeni do përgjigjej në minutën e 26-të me Mihanën. Sulmuesi shtangu Qarrin në portë me një gol për “kornizë”, po nga goditja e dënimit.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, teksa në fraksionin e dytë ishte Erzeni që kaloi në avantazh me Agim Zekën në minutën e 60-të. Pas golit të pësuar, Vllaznia shtoi ritmin dhe goditi shtyllën dhe traun e portës. Duhej Balaj që nga penalltia e dhënë në të 90 minutë edhe pas ndërhyrjes së VAR, për të barazuar shifrat.
Më pas Vllaznia gjeti edhe golin e avantazhit me Gomez, ndërsa VAR e cilësoi në pozicion jashtë loje. Me rezultatin 2-2 u mbyll dueli, teksa Erzeni merr barazimin te dytë në po kaq javë kampionat. Nga ana tjetër, Vllaznia ndalet në transfertë pas fitores 3-1 në ndeshjen debutuese kundër Kukësit. Dueli në Rrogozhinë u gjykua nga kryesorja e FIFA-s, Emanuela Rusta dhe zgjati 103 minuta së bashku me shtesën.
SI.E./S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.8%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjashtë ndeshje pa fitore, Bekim Balaj: Shkodranët duhet të jenë krah Vllaznisë, jo të gëzohen për momentin negativ
23 Dhjetor, 11:59
-
Renditja/ Tirana ndal 1-1 Vllazninë në 'Klasike', AF Elbasani mposhtet 3-2 në Ballsh dhe humbet kreun e Superligës
20 Dhjetor, 15:43
-
Renditja/ Flamurtari dhe Teuta barazim dramatik mes grushteve, fitojnë Egnatia e Dinamo! Partizani akuzon gjykimin, sot 'Klasikja' Tirana - Vllaznia
20 Dhjetor, 09:20
-
Besëlidhja pa rivalë, nëntë fitore në po kaq ndeshje për lezhjanët e basketbollit
16 Dhjetor, 11:01
-
Sot tre ndeshje në Superligë, AF Elbasani për të mbajtur kreun! Tirana luan në Durrës, spikat Partizani - Flamurtari
13 Dhjetor, 12:55
-
AF Elbasani mposht Vllazninë dhe kryeson Superligën, sherr në tribuna e dhomat e zhveshjes! Humbet Flamurtari, Moriero kritika të tijve
9 Dhjetor, 08:50
-
Luhet për kreun, Elbasani pret sot Vllazninë! Egnatia për të përfituar, Flamurtari për vazhdimësinë
8 Dhjetor, 14:41
-
Flamurtari bën befasinë e madhe, kundër Egnatias i ikën fundit! Vora ndal Vllazninë, shkodranët s'dinë të kapin kreun
4 Dhjetor, 19:14
-
Renditja/ KF Tirana është për turp, Dinamo e 'shkërmoq' 6-2 në derbi! Partizani fiton në shtëpi, paqe pa drita në Durrës
4 Dhjetor, 08:47
-
Renditja/ Teuta 'ngre flamurin' në Shkodër pas tetë vitesh, fiton 0-1 kundër Vllaznisë! AF Elbasani 'thatë' ndaj Partizanit, verdheblutë në krye
29 Nëntor, 08:26
-
E rrallë/ Me emër dhe mbiemër, Komisioni i Disiplinës pezullon tifozin: I ndalohet hyrja në çdo stadium të Shqipërisë
28 Nëntor, 13:29
-
Kryesojnë Superligën, FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë! Tre dënime në pesë ditë
26 Nëntor, 09:41