Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë fundjavën që vjen ndeshjet e fundit për vitin 2023. Programi i javës së 18-të është shpërndarë në tre ditë dhe në orare të ndryshme.
Gjithçka nis të premte në orën 17:00 ku luhen dy takime. Teuta pret Dinamon dhe Vllaznia luan me Skënderbeun. Të shtunë në 13:30 luhet Laçi - Kukësi. Të dielën në 13:30 në Rrogozhinë, Egnatia kampione e dimrit pret Tiranën, teksa në 17:00 luhet Partizani - Erzeni.
Pas javës së 17-të është Egnatia që kryeson renditjen me 37 pikë, ndjekur nga Partizani me 32 pikë, Tirana dhe Vllaznia me nga 23 pikë. Në fund Kukësi, Erzeni dhe Teuta.
Superliga, raundi 18-të:
E premte, 22 dhjetor 2023
17:00 Teuta - Dinamo
17:00 Vllaznia - Skënderbeu
E shtunë, 23 dhjetor 2023
13:30 Laçi - Kukësi
E dielë, 24 dhjetor 2023
13:30 Egnatia - Tirana
17:00 Partizani - Erzeni
Renditja: