Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e ministrisë, sipas të cilës shkeljet janë konstatuar pas inspektimeve dhe verifikimeve të zbatimit të procedurave ligjore të vendimeve gjyqësore të iniciuara nga ankesat e qytetarëve.
Për rastin e përmbaruesit Baftjar Nelaj, masa e pezullimit është kërkuar për shkak të mungesës së dokumentacionit në dosje, mosrespektimin e afateve proceduriale të njoftimit, si dhe veprimtarive jo etike që cënojnë rëndë figurën e përmbaruesit gjyqësor.
Ndërkohë burime pranë përmbarimit privat bënë të diturse Nela ka ankimuar vendimin e pezullimit 6-mujor, vendim i cili është bllokuar nga gjykata.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
