Ndëshkimi për bizneset, Braçe:
Rakordim brenda PS para votimit

Ndëshkimi për bizneset, Braçe:<br />Rakordim brenda PS para votimit
TIRANË­- Kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka kërkuar rishikim të projektligjit mbi ashpërsimin e masave për dënimin e bizneseve që u konstatohet shkelje. Braçe mësohet të ketë kërkuar një rakordim qëndrimesh brenda PS dhe diskutim me aletëtë për vetë ndjeshmërinë e diskutimit gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste konfirmojnë burime për shqiptarja.com

Braçe ka propozuar të ridiskutohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi penal i Republikës së Shqipërisë’ të ndryshuar” në të cilin parashikohet ashpërsim i masave të dënimit për biznesmenë të cilëve u konstatohet shkelje tatimore apo doganore.

Diskutimi këtij projektligji duhet të bëhet sipas Braçes të bëhet për shkak të ndjeshmërisë që ka krijuar ky diskutim ndwrkohw qw sipas tij duhet një rakordim qëndrimesh brenda PS dhe është i domosdoshëm diskutimi me aletatë para votimit. 

Duhet të diskutojmë edhe me aleatët. Mua nuk më shkon të shkojmë në seancë e të ndryshojmë nën presion atje, nuk bëhet e duhura nën presion. Pra, duhet të diskutojme e vendosim për të unifikuar qëndrimin në përmbajtje dhe në votë”, – mësohet të jetë shprehur Braçe në mbledhjen e grupit të PS konfirmojnë burime për shqiptarja.com

Gramoz Ruçi, nga ana tjetër i është përgjigjur Braçes duke i theksuar se në fillim duhet të arrihet një dakortësi brënda vetë grupit e më pas mes aleatët

Ndërkohë në një nga mbledhjet e fundit të Komisionit të Ekonomisë, ku është diskutuar ky projektligj ishte zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka deklaruar se "më së shumti ky projektligj synon ashpërsim e masave në luftën kundër kontrabandës dhe informalitetit, duke bërë një ndryshim thelbësor në lidhje me heqjen e masës kundërvajtje administrative gjobë dhe konsiderimin e tyre vepër penale" 

Por, opozita tha se propozimet e qeverisë janë formalizim i dhunës, presionit dhe kërbaçit ndaj biznesit. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron sot në Tiranë! Takim ‘kokë më kokë’ me Ramën! Plan për të luftuar krimin dhe korrupsionin

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron sot në Tiranë! Takim ‘kokë më kokë’ me Ramën! Plan për të luftuar krimin dhe korrupsionin