Ndezi zjarr në oborrin e banesës, flakët përhapen dhe djegin kullotat, procedohet gruaja në Shëngjin

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, flakët përhapen dhe djegin kullotat, procedohet gruaja në Shëngjin

Një grua është proceduar penalisht si zjarrvënëse në Ishull të Shëngjinit. Ajo ndezi zjarr në oborrin e banesës, por flakët u përhapën duke djegur sipërfaqe me barishte e kullota.

"Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, proceduan penalisht shtetasen Z. T., banuese në Ishull Shëngjin. Kjo shtetase ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

I vunë flakën fshatit Tragjas në Vlorë dhe Shelegarit në Sarandë, 2 të arrestuar! Procedohet një grua në Shëngjin, ndezi zjarr në oborrin e banesës, flakët u përhapen dhe dogjën kullotat


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë