MIRDITË-Një 66-vjeçar është prangosur nga policia ditën e djeshme pasi ka shkaktuar djegien e më shumë se 60 hektarëve pyll me lisa në zonën e Mirditës.
Policia njofton se në fshatin Simon, Mirditë, Mark Ndreca kishte ndezur zjarr në oborrin e shtëpisë së tij dhe zjarri kishte dalë jashtë kontrollit. Ai është larguar nga vendngjarja, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë, pas disa orësh ndjekjeje.
Janë përfshirë edhe pyjet në lagjet "Laskaj", "Hija e Laknave" dhe "Kodra e Muknezhës". Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 60 ha sipërfaqe pylli me dru lisi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor.