POGRADEC- Një vatër zjarri ka rënë në zonën e mbrojtur të Pojskës rreth mesditës së sotme.

Sipas informacioneve, zjarri është shkaktuar nga një banor i zonës, i cili ka qenë duke ndjekur mbetje të tokës dhe zjarri i ka dalë nga kontrolli.

Menjëherë pasi sinjalizoi zjarrfikësit, këta të fundit bënë të mundur fikjen e zjarrit në zonën e mbrojtur në Pojskë.

Mësohet se sipërfaqja e djegur është 0.5 ha pyll me pishë.