'Ndihem si shqiptar', prifti argjentinas në ndihmë të lezhjanëve: Janë njerëz bujarë dhe fetarë

Ka nëntë vite që ndodhet në Shqipëri, vendi ku ai ndjehet si në shtëpinë e tij. Një prift nga Argjentina, i cili ka afro një dekadë që jeton me banorët në qytetin e Lezhës, çdo ditë përshkon male për t'u ofruan ndihmë deri në fshatin më të largët. At Sergio Perez me një shpiqe modeste përcjell çdo ditë mesazhe paqeje, ofron ndihma mbështetur edhe nga Karitasi, në këto kohë të vështira për të gjithë. Ai flet edhe për vështirësitë që hasin banorët, shumë prej tyre të mbetur vetëm.

''Falenderojmë dhe Karitasin që ju vjen në ndihmë njerëzve në nevojë. Unë jam këtu në Shqipëri që në vitin 2011, në kishën e Lezhës. Njerëzit në fshat nuk kanë transport dhe rrugët janë të prishura. Situata në këto zona është shumë e vështirë. Njerëzit janë të izoluar. Shumë janë të moshuar që qëndrojnë vetëm. Komuna e Lezhës është pjesa më braktisur. Unë banoj këtu dhe jetoj këtu''-thotë At Sergio Perez .

Banorët e atjeshëm i përshkruan si njerëz bujar dhe tepër fetarë.

''Njerëzit këtu janë shumë bujar. Këtu ku banoj janë shumë fetar dhe katolik. Nga ana shpirtërore janë shumë të mirë. Kisha nuk ka shkëputur marrëdhëniet me njerëzit. Të lutemi për këtë situatë dhe shpresoj të kalojmë në normalitet''-përfundon mesazhin e tij At Sergio Perezf

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë