Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet kanë pasur magnitudë 3,6 ballë të shkallës Rihter. 

Epiqendra e tërmetit, sipas IGJEUM, ka qenë 3 kilometra në Veri-Perëndim të Lezhës, ndërsa thellësia ka qenë 11 kilometra. 

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, ndërsa bëhet e ditur se qytetarët të frikësuar kanë dalë jashtë banesave të tyre për disa minuta.