Ndiheni vazhdimisht të stresuar e të lodhur? Provoni këto 10 mënyra relaksimi

Ndiheni vazhdimisht të stresuar e të lodhur?  Provoni këto 10 mënyra relaksimi

Foto ilustruese

Shkencëtarët thonë se rreth 33% e njerëzve në botë përjetojnë nivele të larta të stresit. E ndërsa stresi përkufizohet si mënyra e trupit për të reaguar ndaj situatave që e vënë nën presion, përditshmëria jonë është plot me këto situata.

Stres mund të përjetojmë për shkak të lodhjes në punë, për shkak të mosmarrëveshjeve me njerëzit, afateve të cilëve nuk u jemi përmbajtur, divorcit, ndryshimeve të befta në jetë, detyrimeve ekonomike etj.

Megjithatë, eleminimi i këtyre aktiviteteve me idenë e zhdukjes së stresit në më të shumtën e rasteve nuk është zgjidhje, pasi, dikush mund të lërë punën për t’i ikur stresit, e më pas të bie në të njëjtën situatë për shkak të problemeve ekonomike. Aktivitetet që shkaktojnë stres ‘për fat të keq’ në shumicën e rasteve janë ta pashmangshme, e madje kërkojnë prej nesh energjinë e duhur për t’ia dalë mbanë.

Për këtë, një hap i mirë si fillim është relaksimi në momentet kur ndihemi të stresuar e të lodhur, me anë të këtyre 10 mënyrave:

1.       Bëjini masazh fytyrës për disa minuta, duke u përqendruar në pjesën e poshtme të ballit, në tëmtha dhe te veshët.

2.       Ngjyrosni skema të vizatuara më parë! Blini një fletore tuajën personale nëse jeni prind.

3.       Provoni të bëni punëdore, aktivitetet e vogla që kanë skemën e përsëritjes janë shumë relaksuese e ku i dihet, mund t’ju pëlqejë edhe rezultati!

4.       Mbani ditar! Të shkruarit e mendimeve, sidomos pas një dite të ngarkuar do t’ju bëjë të ndiheni më të çliruar.

5.       Hani pak mjaltë! Përveçse është një antioksidant i shkëlqyer, mjalti edhe ju ndihmon të relaksoheni.

6.       Pini çaj jeshil, kështu kujdeseni si për shëndetin mendor, edhe për atë fizik.

7.       Bëni pak pushim nga rrjetet sociale, pasi studimet kanë provuar se ekspozimi i tepërt ndaj rrjeteve sociale mund të çojë në depresion.

8.       Mos lexoni shumë lajme! Paradoksale, se këtë po bëni momentalisht por lajmet, sidomos ngjarjet e kronikës së zezë nuk janë ushqimi më i mirë për shëndetin tonë psikologjik.

9.       Kaloni kohë me miqtë tuaj, takoni njerëz të rinj! Pavarësisht se nevoja për të ndenjur vetëm mund të jetë shumë e fortë në momentet e stresit, interaktiviteti mund t’ua përmirësojë humorin.

10.   Bëni yoga! Nuk është thjesht një këshillë klishe, yoga ju ndihmon të relaksoheni psikologjikisht duke ju mbajtur njëkohësisht trupin në formë.

Këto mënyra janë një zgjidhje e mirë nëse, së pari, varianti i një shtëpie në pyll, larg qytetërimit e me aq sa nevojitet për të jetuar është i pamundur për momentin. Dhe, se dyti, nëse stresi ka përmasa ekstreme që mund të çojnë në ankth, apo depresion, ku zgjidhja më e mirë është këshillimi me një specialist të shëndetit mendor.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë