'Ndihet grek dhe jo shqiptar', mediet në Greqi tregojnë 'tradhtinë' e Andrea Ndojit me Kombëtaren

'Ndihet grek dhe jo shqiptar', mediet në Greqi tregojnë 'tradhtinë' e Andrea Ndojit me Kombëtaren

Andrea Ndoji

Andrea Ndoji la kombëtaren U-21 të Shqipërisë për të pranuar ftesën e Greqisë. Mbrojtësi i Olympiacos në vendin fqinj ka prerë në besë kuqezinjtë dhe trajnerin Bushi, duke u rikthyer sërish te Greqia edhe pse afro dy muaj më parë luajti me kuqezinjtë. Në Greqi tregojnë se 19 vjeçari Ndoji i ka thënë bashkëlojtarëve se ndihet më shumë grek se shqiptar, prandaj mori këtë vendim.

"Atëherë, çfarë dëshiron ai? Sipas asaj që bisedon me njerëzit dhe bashkëlojtarëve të tij, siç raporton FOS, Ndoji tashmë ka bërë zgjedhjen e tij, kombëtaren greke. 19 vjeçari dëshiron të veshë fanellën e Greqisë dhe jo atë të Shqipërisë, pasi këtu është rritur dhe ku ka hedhur hapat e parë si futbollist. Ai ndihet më shumë grek dhe më pak shqiptar, ndaj ajo që u thotë shokëve të skuadrës dhe njerëzve në Olympiacos është se nuk ka dilemë me kë do luajë", shkruajnë mediet greke.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan