TIRANE- Ndihme ekonomike për familjet rome dhe egjiptiane, me kusht ndjekjen e arsimit të detyruar nga fëmijët e tyre. Ky është propozimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për ato familje fëmijët e te cilëve i sheh rrugëve duke lypur apo duke pastruar xhamat e makinave. Frekuentimi i shkollës do të monitorohet e nëse fëmija e braktis për t`ju kthyer rrugës, do të ndërpritet ndihma ekonomike. Kushte të tjera janë edhe vaksinimi si dhe regjistrimi i fëmijëve të porsalindur në regjistrat e Gjendjes Civile. "Janë marrë masa për aksesin e plotë të komunitetit rom për ndihmë ekonomike.
Sistemi i ri i skemës për ndihmë ekonomike në të tre qarqet ku po pilotohet siguron akses për këto persona dhe evidentimin statistikor e përfituesve. Janë në konkludim e sipër propozimet e nevojshme për funksionimin dhe ndërmjetësimin e skemës në pjesën tjetër të vendit deri në shtrirjen e plotë të projektit në 12 qarqet."-tha Erjon Veliaj. Sipas tij, asnjë nga rekomandimet e BE për komunitetin rom e egjiptian për strehim punësim, arsimim e shërbim shëndetësor nuk u plotësua gjatë 2013. Raporti që kanë përcjellë ndërkombëtarët para disa kohësh tregoi dhe njëherë se në vend ka nevojë për zbatimin e hapave konkretë.
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj tha se romët dhe egjiptianët do të çlirohen nga disa barriera në arsimin profesional. Nga ana tjetër avokati i popullit Igli Totozani u shpreh se pengesa është dhe sistemi ynë social i cili shpesh nuk është lehtësues për këtë kategori. "Sistemi ynë social shndërrohet në një kështjellë të pamposhtur për qytetarët e këtij vendi. Duhet punuar në dy drejtime, në ndërgjegjësim ku po punojmë për të lehtësuar barrierat tona ndaj tyre."-tha Totozani. Në një konferencë për përfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptianë ka marrë pjesë edhe zv/kryeministri Niko Peleshi, si dhe një delegacion nga BE.
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com