Ndihma e Komisionit të Venedikut
e nevojshme për reformën zgjedhore

Ndihma e Komisionit të Venedikut<br />e nevojshme për reformën zgjedhore
Kryeministri Hashim Thaçi nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka theksuar se pas ngërçit ndërpartiak të reformës zgjedhore në vend, që ai e quan të panevojshëm, me qëllim të daljes nga kjo situatë mendon se është e nevojshme të thirret në ndihmë Komisionin e Venedikut.

“Pas ngërçit të panevojshëm ndërpartiak të reformës zgjedhore dhe me qëllim të arritjes së standardit europian, akomodimit të kënaqshëm të të gjitha palëve dhe stabilitetit elektoral për të gjitha palët dhe komunitetet, mendoj se është e nevojshme ftesa dhe sjellja në Kosovë e Komisionit të Venedikut për ofrimin e këshillave legale dhe profesionale për një sistem më funksional zgjedhor!

Ky sistem duhet t’ju përshtatet kushteve dhe rrethanave në Kosovë. Komisioni i Venedikut ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha vendet e Evropës Juglindore gjatë procesit të tranzicionit demokratik.

Prandaj, Kosova si shtet i ri me demokraci në zhvillim për Komisionin e Venedikut”, shkruan Thaçi.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane