TIRANË - Qeveria do sjellë së shpejti në Parlament ndryshimet në projektligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. Këto ndryshime synojnë t’i japin fund abuzimeve me skemën ekonomike, për të cilën qeveria Rama që në ditët e para të punës ka denoncuar rastet e abuzimeve në listën e ndihmës ekonomike pasi përfshiheshin persona që gëzonin biznese, vila dhe automjete të shtrenjta.
Në draft ndryshimi i parë ka të bëjë me të ardhurat e familjes ku në bazë të të cilit vendoset nëse i takon ndihma ekonomike apo jo. Nga këto ndryshime pritet të përfitojnë edhe viktimat e dhunës.
Në draft thuhet se, “viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore do të marrin ndihmë ekonomike”.
Por drafti parashikon edhe ato që përjashtohen nga ndihma ekonomike ku krahas atyre me vendim te vitit 2005 shtohen edhe dy kategori të tjera si të dënuarit me vendim të formës së prerë dhe personat që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar.
Nuk përfitojnë nga ndihma ekonomike shtetasit që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të personave dhe familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave ndërkombëtar; azil kërkuesit që nuk kanë marrë statusin e azilantit.
Një tjetër ndryshim është për personat me raport Kemp të cilëve ju zgjatet përfitimi nga ndihma ekonomike deri në dy vjet pasi kanë nisur punë , kështu projektligji përcakton se “Përfituesve, të klasifikuar me vendim të KMCAP-së në grupet e aftësisë së kufizuar, u ndërpritet pagesa pas 24 (njëzet e katër) muajsh punësimi.
Procedurat në rastet e rikthimit në skemën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. “Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet me shkrim nga:a) kryetari i familjes, b) secili prej bashkëshortëve në rastet kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të formës së prerë”, thuhet në draftin e përgatitur.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com