Kospiri u shpreh se shuma që do të përfitohet është dyfishi i së mëparshmes dhe se nga listat janë hequr shumë persona që e përfitonin ndihmën pa të drejtë dhe janë përfshirë shumë të tjerë që padrejtësisht ishin lënë jashtë kësaj skeme.
Zv. Ministrja ka sqaruar të gjitha hapat që ndiqen në mënyrë që personat në nevojë ta marrin këtë ndihmë.
Fjala e plotë e saj:
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam sot këtu për të sqaruar procesin e shtrirjes së skemës së re të ndihmës ekonomike në 9 qarqet e vendit.
Reforma në skemën e ndihmës ekonomike është një risi qe kapërcen kufijtë e përjashtimit dhe targeton më të varfrit, duke i dhënë pagesën e ndihmës ekonomike atyre që kanë vërtet nevojë.
Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me një mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre.
Procesi me pas vijon me verifikimin e situatës në terren.
Kjo skemë u konceptua për të eliminuar subjektivizmin dhe abuzimet, si pasojë e të cilave, shumë familje nuk mund të përfitonin pagesën e ndihmës ekonomike. Nderkohë që familje të tjera e përfitonin pagesën PA TË DREJTË.
Pasi u pilotua në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, aktualisht skema e re e ndihmës ekonomike sapo ka nisur të shtrihet në 9 qarqet e tjera të vendit.
Nëpërmjet kësaj skeme nuk rritet artificialisht numri i përfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen me mire familjet e varfra. Masa e pagesës tashme eshte e plote dhe eshte sa dyfishi i pagesës se mëparshme.
Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm aplikuesish të rinj, të cilët më parë, edhe pse ishin familje në nevojë, nuk mund te aplikonin, për shkak te kritereve përjashtuese që kishte skema e vjetër, te cilat sot janë hequr.
Por sigurisht që ka familje të cilat për shkak të mosarritjes së pikëve në sistem, nuk janë përfshirë në skemën e re edhe në rastet kur nuk janë abuzues.
Duke qenë se procesi është ende I hapur, po analizojmë shkaqet e mospërfshirjes së këtyre familjeve, ku nuk përjashtohen edhe gabimet në aplikime, ndaj, për këtë arsye, do të rivlerësohen edhe njëherë këto raste, përmes sistemit elektronik dhe verifikimeve në terren.
Megjithatë, edhe pas verifikimeve, nëse familjet në nevojë të cilat nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës sipas sistemit elektronik, do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi që tashmë bashkitë kanë marrë për ti mbështetur këto familje.
Aktualisht Bashkive ju është disbursuar një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike, i cili është dy herë më i lartë se fondi i mëparshëm.
Ndaj i nxisim bashkitë, që përmes kritereve social-ekonomike që ato përcaktojnë- ta përdorin fondin që kanë në dispozicion sa më parë- për të mbrojtur çdo aplikues jo abuzues që del nga skema e ndihmës ekonomike, deri në momentin e krijimit të një mundësie punësimi për të.
Megjithatë, mbështetja përmes ndihmës ekonomike mbetet një mënyrë jetese e përkohshme dhe kjo reformë synon të kthejë këtë skemë nga pasive në një skemë aktive nëpërmjet lidhjes së skemës së Ndihmës Ekonomike me skemat aktive të Punësimit/Riintegrimit Social.
Familjet aplikuese me pjesetarë në moshë punë listohen të parat në përfituesit e vendeve te reja te punes, permes nje marreveshje te Sherbimit Social Shteteror me Sherbimin Kombetar te Punesimit.
s.k/Shqiptarja.com











