Ndihma për Houston, Mustafa:
Kërkesa s’bëhet në facebook

Ndihma për Houston, Mustafa:<br />Kërkesa s’bëhet në facebook
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, i është përgjigjur presidentit, Hashim Thaçi, pas kërkesës së tij për të ndarë 100 mijë dollarë ndihmë për të pekurit nga uragani Harvey në Houston të SHBA-së.

Mustafa e ka kundërshtuar idenë e Thaçit duke thënë se kërkesa e tillë nuk duhet të bëhet në Facebook e as të dielën, por përmes akteve zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e Qeverisë

“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Presidenti Thaçi, përmes një statusi në FB, kërkoi nga Qeveria t’i ndajë 100 mijë dollarë për amerikanët e prekur nga uragani.

Zyra e Presidentit Thaçi ka konfirmuar se nesër zyrtarisht do t’i kërkojnë Qeverisë së Kosovës t’i ndajë 100 mijë dollarë për banorët e Hjustonit, të cilët janë prekur nga uragani Harvey.

isa mustafa fb
   (Postimi i Mustafës në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre