Ndihma ushqimore e ilaçe, të rinjtë 'adoptojnë' 10 të moshuar çdo ditë në zona të ndryshme të Tiranës

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës "Adopto një gjysh dhe një gjyshe". Kjo nismë është përqafuar nga një grup të rinjsh të cilët me vullnetin e tyre të lirë kanë mundur të shpërndajnë ndihma të siguruar nga donatorë  për disa të moshuar duke u dhënë atyre një dritë shprese.

Ndihmat konsistojnë në ushqime dhe ilaçe dhe një nga të rinjtë vullnetarë ka shpjeguar për Repolix në Report TV se si ndihmojnë të moshuarit e vetmuar që ndodhen të mbyllur në banesat e tyre.

"Ditën e sotme kemi shpërndarë ndihma në njësinë nr. 6 në Kombinat. Ndihmat i kemi shpërndarë në mbi 10 familje dhe me ndihmën e njësive administrative përkatëse, kështu veprojmë çdo ditë. Ndihmat i sigurojmë nga donatorë të ndryshëm ose nga ndihmat emergjente të njësisë bashkiake dhe ne merremi me shpërndarjen. Tek njësia administrative marrim listat e të moshuarve dhe çdo i ri që banon në zonën e caktuar, ku i moshuari jeton, kontakton me të për ilaçet, apo ndihmat  që i nevojiten. Ne kontaktojmë çdo ditë me të moshuarit, pasi listat janë ndarë sipas njësive administrative. Të moshuarit e kanë kuptuar, se e vetmja mënyrë për të luftuar ndaj virusit është të ndërgjegjësohen dhe të qëndrojnë në shtëpi. Dua t’i bëj thirrje çdo të riu që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të japin kontributin e tyre me aq sa të kenë mundësi’’-tha Eralb Mara një nga të rinjtë vullnetar.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës