Ndihmë me maska, doreza dhe dezinfektant, konsulli grek në Gjirokastër: Kjo për mjekët në këto kohë të vështira

Ndihmë me maska, doreza dhe dezinfektant, konsulli grek në Gjirokastër: Kjo për mjekët në këto kohë të vështira

Llambros Kakissis, Konsulli grek në Gjirokastër, ka dhuruar ditën e sotme në emër të qeverisë greke për spitalin e Sarandës 2000 maska, 1000 doreza dhe dezinfektant. Kakissis u shpreh se në një moment të vështirë si ky në emër të fqinjësisë së mirë, duhet ti qëndrojmë pranë njëri tjetrit.


"Ndihma është nga e gjithë prefektura e Athinës dhe nga organizata të tjera, për të gjithë bashkitë minoritare dhe spitalin e qendrat që janë rrotull këtij komuniteti. Më parë ishim në spitalin rajonal të Gjirokastrës, sot jemi këtu, kjo është një dhuratë simbolike për të treguar mbështetjen tonë për popullin shqiptar dhe për të treguar miqësinë mes dy popujve tanë. Përveç kësaj dua të falenderoj edhe personelin mjeksor për këto kohë të vështira,"-u shpreh konsulli grek.

Përsa u përket qytetarëve shqiptar apo minoritar grek, të cilët medikamentet e tyre i sigurojnë në shtetin grek, Kakissis u shpreh se nëpërmjet shoqatave të ndryshme po bëhet maksimumi që qytetarët të mos mbeten pa ilace që iu nevojiten.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 30/04/2020 14:23

    Maska dorashka dhe dizinfektues. Dhe ne kembim ata duan gjysmen e shqiperis. Race e shkerdhyer .race me raciste ska

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”