Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri, takime me Ramën dhe ministra
Ivana Živković, ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara
Ivana Živković, Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht edhe ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, është për një vizitë zyrtare në Shqipëri e cila do të zgjas nga data 9 deri më 12 Shtator 2024.
Gjatë vizitës së saj, Živković do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, ministra të kabinetit, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim dhe partnerë lokalë të UNDP-së.
Një nga momentet kryesore të vizitës së znj. Živković do të jetë inaugurimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri.
Shkolla, nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri. Programi “EU4Schools”, i udhëhequr nga parimet Ndërtojmë më mirë dhe ndërtojmë së bashku, synon të riparojë/rindërtojë institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019-të në Shqipëri.
Živković do të vizitojë Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” në Lezhë, pjesë e projektit “Fuqizojmë Komunitetin”, i cili financohet nga USAID Shqipëri dhe zbatohet nga UNDP.
Projekti përfshin ngritjen e tre qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në Durrës, Kurbin dhe Lezhë. Qendrat ofrojnë shërbime sociale të integruara për grupet në nevojë në këto tre bashki.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Kurbin/ I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës (EMRI)
14 Janar, 14:22
-
Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital
14 Janar, 13:56
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43