Jeta Gani, një shqiptare në Izrael thotë për Report Tv se po përballen gjatë gjithë kohës me sulme iraniane, si kundërpërgjigje pasi SHBA e Izraeli sulmuan Iranin. Gani thotë se ndodhen gjithë kohën në dhomat e sigurimit.  Ajo thekson se deri më tani Izraeli ka pasur sukses në pritjen e raketave.

“Sulmet janë pa pushim, gjithë kohën jemi në dhomat e sigurimit. Raketat balistike janë plasur në ajër, nuk ka pasur rënie. Se çfarë do të ndodhë me vonë, por është një sulm i ngjashëm me luftën e kaluar 12 ditore, deri tani ka sukses të plotë të Izraelit në plasjen e raketave.

Gjithë ditën, gjithë kohën jemi të sulmuar. Edhe në këtë moment që po flasim, ka sulme, është një farë tronditje, është diçka e jashtëzakonshme, njoftimi i shkon të gjithë popullit. Por diçka që është për sigurinë e qytetarëve, janë marrë të gjitha masat. Të gjithë njerëzit janë pranë dhomave të sigurimit. Gjithë kohën jemi të sulmuar”, tha Gani për Report Tv.  


Lajmi kryesor:

Irani u kundërpërgjigjet sulmeve izraelite, Kumbe: 11 shqiptarë në Izrael na kanë kontaktuar! Ambasadorja ndërpret intervistën për Report Tv, bie alarmi për sulme