TIRANE - Pjesëtarë të komunitetit myslimanë në Shqipëri, janë përfshirë tashmë në dhënien e ndihmës ekonomike për familjen e varfër Varaku nga Bulqiza, 5 fëmijët e së cilës ushqehen vetëm me bukë e sheqer. Historia e familjes së varfër Varaku u bë publike në emisionin ‘Urbanika” në Tv A1 Report, ku i ftuari në studio, teologu Ferit Piku, ka qenë i pari që ka dhënë mesazhin për të gjithë besimtarët e tjerë që në kuadër të festës së Kurban Bajramit të ofrohet ndihma e nevojshme për këtë familje
Të tjera fakte që hedhin dritë mbi të vërtetën e djegies së 13-vjeçares Xheneida Selimi në Greqi, janë hedhur në emisionin Urbanika. Mësohet se e mitura është goditur në ballë, përpara se të merrte flakë. Edhe pse policia greke e ka mbyllur dosjen e ngjarjes së rëndë duke e quajtur një vetëdjegie, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi, sugjeroi që prokuroria e Vlorës të marrë në shqyrtim çështjen duke hetuar mbi autorët e vërtetë të ngjarjes së mistershme.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

13-vjeçarja u gjet e djegur 1 vit më parë, Urbanika hedh dritë